Një mbrëmje e akullt në Stamboll, por pavarësisht shiut, erës dhe temperaturave shumë të ulëta, u luajt sfida mes Karagumruk dhe Konyaspor.
Një ndeshje, e vlefshme për Kupën e Turqisë, aspak e lehtë për lojtarët, aq më pak për dy portierët. Sidomos për ish-numrin 1 të Bolognas dhe Sampdorias, Emiliano Viviano.
Italiani që luan për Karagumruk, është bërë viral për shkak të reagimit të tij ndaj klimës vërtet të vështirë. Me ndeshjen që kërkoi kohët shtesë, lojtarëve iu desh të bënin sakrifica të mëdha nën shiun e vazhdueshëm dhe disa prej tyre, në një farë mënyre, e vuajtën shumë. Duhet ta shohësh për ta besuar, në fakt, reagimin e Vivianos rreth minutës së 111-të. Kamerat u ndalën te portieri në një moment të shkurtër pauze dhe u vu re sesi ai dridhej dukshëm.
Vetë lojtari ka dashur të bëjë shaka me atë që ka përjetuar gjatë ndeshjes, duke publikuar disa histori të atij momenti në rrjetet sociale. E njëjta sjellje edhe për disa nga shokët dhe miqtë e tij, përfshirë Mario Balotellin, rivalin e Adana Demirspor, i cili postoi në Instagram “dridhjen” e Vivianos, të kompletuar me një emoticon të qeshjes dhe acarit… /Demokracia.com
🌧☔V. F Karagümrük kalecisi Emiliano Viviano'nun soğuktan titrediği anlar.
Zorlu hava koşullarında müthiş mücadele gösteren iki takımı da tebrik ediyoruz. 🙏 pic.twitter.com/AnjyElTIND
— A Spor (@aspor) February 8, 2022