Sport
Drejtuesit e FFK-së takuan kryetarin e Komunës së Ferizajt
Demokracia
19:31 | 02 Mars 2021

Share:

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtari i KE-së, Ismajl Ajeti dhe kryetari i LRF të Ferizajt, Afrim Haliti, janë pritur sot nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i infrastrukturës i kësaj komune, Arbër Bytyqi, përcjell Demokracia.com.

Gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimin e futbollit në këtë komunë, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës.

Me kryetarin Aliu drejtuesit e FFK-së u dakorduan që në të ardhmen e afërt të realizojnë projekte të përbashkëta në infrastrukturë, por edhe në segmente tjera që janë të ndërlidhura me futbollin, e të cilat do t’i shërbejnë jo vetëm klubeve dhe shkollave të futbollit, por edhe komunitetit të këtij regjioni në tërësi. /Demokracia.com

Të ngjashme