Sport
Ndonëse pritej të mungonte disa javë, Pedri u pa sot në stërvitjen e Barcelonës
Demokracia
19:20 | 02 Mars 2021

Share:

Futbollisti i Barcelonës, Pedri është rikthyer nga lëndimi shumë më herët se që është pritur.

Kështu, ai do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e nesërme të Kupës së Mbretit ndaj Sevillës, shkruan Demokracia.com.

Në ndeshjen e fundit, Pedri u largua nga fusha pas problemeve muskulore.

Madje, atij i ishte thënë se do të mungonte disa javë, por sot Pedri u paraqit në stërvitje.

Megjithatë, te Barcelona do të vazhdojë të mungojë Ronald Aruajo shkaku i lëndimit në kyçin e këmbës. /Demokracia.com

Të ngjashme