Antonio Conte ka komentuar rikthimin e Christian Eriksen në Premier League.
Danezi iu bashkua Brentfordit më 31 janar dhe filloi stërvitjen me grupin të hënën.
Trajneri i “Spurs” ndau një sezon e gjysmë me mesfushorin danez tek Interi, me Eriksen që luajti një rol kryesor veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, duke kontribuar në fitimin e titullit zikaltër pas 11 vitesh:
“Eriksen është pjesë e historisë së Tottenham; mundësi për të, për mua dhe për klubin. Jam lumturuar i pari që e shoh përsëri në fushë, sepse kaluam një kohë të mirë tek Interi bashkë. Ne fituam kampionatin dhe kaluam dy sezone të rëndësishme së bashku.
I uroj atij më të mirën për të ardhmen. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Do të ishte mirë që ta stërvisja përsëri dhe të punonim së bashku”. /Demokracia.com