Sport
Lushtaku për ndeshjen me Gjilanin: Nuk guxoj as të mendoj se do të jetë i njëjti referim si me Prishtinën
Demokracia
09:53 | 09 Shkurt 2022

Share:

Drenica nuk e nisi mirë edicionin e sivjetmë në futboll duke u eliminuar nga Kupa e Kosovës në fazën 1/8 nga Prishtina, shkruan Demokracia.com.

Skuadra kuqezi u mposht me rezultatin 2:1 pas vazhdimeve, derisa koha e rregullt u mbyll me rezultat 1:1. Ekipi i Tahir Lushtakut në atë takim tregoi formë të mirë madje e shihte vetën të kualifikuar pasi deri në minutën e 90+2’ ishte duke udhëhequr me rezultat 1:0, mirëpo pas disa episodeve të ndodhura gjithçka ndryshojë në favor të bardhekaltërve.

Drenica në fund të ndeshje bëri akuza të rënda në gjyqtarin Mervan Bejtullahu, ku sipas tyre ai me vendimet e tij ndikoi në eliminimin e Drenicës.

Tekniku kuqezi, Tahir Lushtaku  në një bisedë për Demokracia.com ka thënë se nga ai takim është ndarë shumë i zhgënjyer, por tash po punojnë vetëm për ndeshjen me Gjilanin që  e luajnë në fundjavë dhe as nuk po duan të mendojnë se do të jetë e njëjta drejtësi si në takim me Prishtinën.

“Ne vijmë pas një paraqitje super të mirë në Kupë kundër Prishtinës por fatkeqësisht u eliminuam pa meritë dhe mendoj nga disa faktorë tjerë, sepse e kemi merituar të vazhdojmë tutje në Kupë. Pavarësisht kësaj ne jemi fokusuar në ndeshjen kundërt Gjilanit në kampionat dhe do të punojmë maksimalisht që t’i qasemi këtij kundërshtari në mënyrën më të mirë të mundeshe ku e dimë se me çfarë cilësie të mëdha ka brenda në ekip Gjilani”, ka thënë fillimisht Lushtaku. Sa i përket referimit numri një në bankinën kuqezi, ka thënë se as që do të mendoj se do të kemi një skenar siç ishte në takim me Prishtinën.

“As që dua të mendoj apo me aludu që do të në dëmtojnë referët, sepse besoj që edhe kjo pjesë duhet ta kuptojnë që është bërë shumë padrejtësi në drejtim të klubit tonë – Drenica dhe me keqardhjeje e them as që dua ta mendoj ndonjë situatë si ajo që më ka ndodhur në ndeshjen e fundit, ku jam ndëshkuar me karton të kuq. Të ju kujtojë se unë me bankinën e Prishtinës kam pasur mosmarrëveshje në ato momente jo me referin”, vlerësoi tekniku kuqezi.

“E pranoj gabimin që kam bërë me mënyrën si jam sjell, por kam qenë në presion të ndeshjes dhe besoj që me kupton opinioni,  ndoshta në disa situata jam më temperament dhe dal nga vetja, por e pranoj gabimin që kam bërë në këtë ndeshje dhe jo me dashje po ka qenë spontane”, ka thënë Lushtaku.

Drenica do ta ketë një test shumë të vështirë të shtunën dhe ajo humbje me Prishtinën sikur ka ndikuar në taborin kuqezi, por Lushtaku ka thënë se po punojnë shumë që të jenë maksimalisht të përqendruar ën fushë dhe të luftojnë për tre pikë që janë shumë të nevojshme për ekipin.

“Pavarësisht të gjithave, ne do dimë të dalim nga kjo situatë dhe të përqendrohemi në stërvitje me futbollistët, dhe jam optimist që do t’i arkëtojmë pikët e plota. Jemi vendas, pres përkrahjen edhe nga tifozëria jonë dhe ju premtoj që do bëjmë një ndeshje të mirë dhe t’i gëzohemi në fund fitores”, ka përfunduar Tahir Lushtaku. /Demokracia.com

Të ngjashme