Sport
Lajme të këqija për Allegrin, lëndohet lideri i skuadrës humbet katër ndeshje
Demokracia
09:12 | 09 Shkurt 2022

Share:

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e hënë nga rrjeti “Sky Sport”, Giorgo Chiellini kishte dalë me dhimbje të mëdha në pulpën e majtë dhe dje frika e madhe është konfirmuar.

Kapiteni i Juventusit ka pësuar një tërheqje të gradës së parë, e cila do ta detyrojë atë që të qëndrojë jashtë fushave për tre javë.

Lajmi i keq për 37-vjeçarin lidhet me faktin se ai do të humbë jo vetëm tri ndeshjet e radhës në Itali, (Sassuolon në kupë, Atalantën në kampionat dhe derbin me Torinon fundjavën e ardhshme), por tani është e sigurt se nuk do të ketë as shpresa për ndeshjen e vajtjes me Vijarealin, në 22 shkurt në Spanjë, e vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampioneve.

Gjithsesi, fakti që Bonuçi ka rikuperuar totalisht e mban më të qetë trajnerin Allegri. /Demokracia.com

Të ngjashme