Lajme
Përplasje në emision| Krasniqi i jep ultimatum Ramabajës: Nëse nuk ke fakte deri nesër, të çoj në gjyq
Demokracia
22:30 | 08 Shkurt 2022

Share:

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi dhe analisti, Sadri Ramabaja, kanë debatuar ashpër në Pressing të T7, lidhur me rritjen e çmimit të rrymës.

Diskutimi u ashpërsua kur Krasniqi shprehi shqetësimin e tij lidhur me shtrenjtimin e rrymës.

“Unë s’jam i qetë z. Ramabaja sepse mua më është shtrenjtuar rryma dyfish. Unë jam i shqetësuar…”, është shprehur Krasniqi.

E autori i emisionit, Leonard Kërquki, tha se Krasniqi nuk harxhon shumë rrymë.

“Krasniqi nuk është prej atyre që harxhojnë shumë rrymë”, ka thënë Kërquki.

Ramabaja tha për Krasniqin se ky i fundit është biznesmen dhe i ka tri biznese.

“Jo more ky është biznesmen, i ka tri biznese…”, ka thënë Ramabaja.

Në atë moment, Krasniqi jepi ultimatum kur tha se nëse deri nesër Ramabaja s’ka fakte për këtë, Krasniqi tha se do ta çojë Ramabajën në gjyq.

“Nuk është e vërtetë dhe nëse nuk ke fakte për këtë punë, nesër në gjyq të çoj, nuk është e vërtetë. Nëse nuk ke fakte deri nesër me i publiku, nesër unë dhe ti shkojmë në gjyq”, tha Krasniqi.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025