Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka qenë pranë largimit nga Werder Bremeni gjatë verës së vitit të kaluar, shkruan Demokracia.com.
Bayer Leverkuseni dhe Aston Villa ishin ndër klubet e interesuara për transferimin e 24-vjeçarit.
Por, asnjë marrëveshje nuk u finalizua në fund.
Tani, mediumi zviceran “Nau.ch” raporton se Leverkuseni do të provojë sërish blerjen e sulmuesit vushtrrias.
Ndryshe, Rashica iu bashkua Werder Bremenit në vitin 2018 nga klubi holandez, Vittese Arnheim. /Demokracia.com