Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen çerekfinale në Kupën e Italisë ndërmjet Interit dhe Romës.
“Neurazzurrët” kanë shkuar në pushim duke avancuar minimalisht 1:0 ndaj skuadrës kryeqytetase, shkruan Demokracia.com.
Ndeshjen në “Giuseppe Meazza” e zhbllokoi boshnjaku Edin Dzeko që i realizoi ish-skuadrës së tij në minutën e tretë.
Dzeko realizoi falë asistimit nga reprezentuesi kroat, Ivan Perisiq.
“Zikaltrit” dominuan në të gjitha aspektet e fraksionit të parë të lojës, duke krijuar edhe rastë të tjera shënimi dhe duke pasur posedimin e topit në radhët e veta. /Demokracia.com/