Rusi Vladislav Kasin që ka luftuar si mercenar në disa luftëra ku mbështeteshin interesat ruse. Ai kishte luftuar krah ushtarëve serbë në Betejën e Koshares kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë ku dhe ishte plagosur rëndë dhe ishte tërhequr nga beteja. Ai ka varur veten me 4 shkurt kanë njoftuar në media sociale.
Mediat ultra nacionaliste – për të mos thënë fashiste – e përkujtuan Vladislav Kasin si një hero dhe mik i madh i Serbisë.
Kasin ka luftuar në Kosovë si vullnetar sipas mediave serbe në batalionin 125 të brigadës së motorizuar të ushtrisë së Jugosllavisë së atëhershme.
Ai është plagosur në Betejën e Koshares tek ‘Guri i gjatë’ me 5 qershor dhe gati humbi dorën nga një predhë e minahedhësit sipas raporteve të mediave serbe. Ai ka pranuar pensioni invalidi të luftës për disa muaj dhe pastaj u harrua sipas tyre.