Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes çerekfinale në Kupën e Italisë ndërmjet Interit dhe Romës.
Interi dhe Roma do të përballen sonte në “Giuseppe Meazza” në duelin çerekfinal, shkruan Demokracia.com.
Dy skuadrat vijnë nga një ecuri e mirë e rezultateve, derisa synojnë kalimin në gjysmëfinale.
Përballja midis dy rivalëve të vjetër të futbollit italian luhet me fillim nga ora 21:00.
FORMACIONET ZYRTARE:
INTER: Handanoviq, D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni, Darmian, Barella, Brozoviq, Vidal, Perisiq, Dzeko, Sanchez.
ROMA: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Sergio Oliveira, Veretout, Vina; Mkhitaryan; Zaniolo, Abraham./Demokracia.com/