Grupi i tifozëve nacionalist të Crvena Zvezdës së Beogradit ka shpalosur një pankartë skandaloze në ndeshjen e vaterpolit ndaj Sabacit.
Në atë pankartë të shpalosur tifozët serbë shkruan se: “Shqiptari, kroati dhe balia nuk janë vëllezërit e mi”, përcjell Demokracia.com.
Megjithatë, për këtë pankartë që përmban një skandal Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, beson se nuk ka elemente të krimit dhe të nxitjes së urrejtjes fetare, racore në këtë pankartë.
Por, sipas tyre, kjo pankartë mund të jetë shkelje e Ligjit për Rendin dhe Paqen Publike.
Në deklaratën e Prokurorisë së Lartë Publike thuhet:
“Duke pasur parasysh se në rastin konkret ka mundur të kryhet një vepër e kundërligjshme e cila rrezikon ose prish rendin dhe qetësinë publike apo shkelje tjera, prokuroria mendon se nga veprimet e personave që kanë shpalosur këtë pankartë, ka pasur elemente të shkeljes së rendit dhe qetësisë publike, andaj për këtë arsye zv.prokurori publik ka dërguar policinë për t’u konsultuar me gjyqtarin e Gjykatës për Kundërvajtje”./Demokracia.com/