Sport
Vedat Muriqi e nis nga minuta e parë ndeshjen Lazio – Torino
Demokracia
17:51 | 02 Mars 2021

Share:

Lazio dhe Torino do të përballen sonte në kuadër të elitës së futbollit italian, Serie A.

Në kuadër të javës së 25-të, në “Stadio Olimpico”, Lazio është nikoqir i Torinos, shkruan Demokracia.com.

Një orë para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet startuese.

Te Lazio, nga minuta e parë ka startuar sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Lazio: Reina, Musacchio, Hoedt, Acerbi, Pereira, Parolo, Escalante, Cataldi, Lulic, Caicedo, Muriqi.

Torino: Sirigu, Izzo, N’Koulou, Bremer, Sinho, Rincon, Mandragora, Lukic, Ansaldi, Zaza, Belotti.

/Demokracia.com

Të ngjashme