Sport
Zhegrova i bën “lomsh” bashkëlojtarët në stërvitje, Lille publikon pamjet
Demokracia
15:05 | 08 Shkurt 2022

Share:

Edon Zhegrova ka vazhduar të tregojë aftësitë e tij në futboll edhe te skuadra e Lille në Francë.

Zhegrova që u transferua në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit te kampionët francez debutoi disa minuta ndaj Paris Saint-Germainit në fundjavë, shkruan Demokracia.com.

Anësori këmbëshpejtë kosovar në stërvitjen e sotme me Lille dribloi disa shokë të skuadrës.

Njërin nga ta ai e “turpëroi” duke i kaluar topin në mes të këmbëve.

Klubi francez në faqen zyrtare publikoi pamjet ku reprezentuesi kosovar shihet duke dribluar me topin në stërvitje.

Zhegrova u transferua te Lille nga Baseli i Zvicrës, ndërsa nënshkroi kontratë që e mban atë në Francë deri në vitin 2026.

Më poshtë mund ta shihni momentin. /Demokracia.com/

Të ngjashme