Basketbollistja e njohur Irma Konjusha i është bashkuar skuadrës së Bashkimit në konkurrencën e femrave, shkruan Demokracia.com.
Lajmin e ka dhënë vetë skuadra prizrenase e cila Konjushën e vlerëson si një përforcim shumë të mirë.
“Njëra prej lojtareve më të mira vitet e fundit, që ka fituar gjithçka në Kosovë dhe ka luajtur në EuroCup, Irma Konjusha i bashkohet ekipit tonë në rrugëtimin e këtij sezoni. Me Irmën në ekip, synimet tona të mëdha vetëm konfirmohen e forcohen edhe më shumë. Irma, mirësevjen te Bashkimi dhe i bashkohesh familjes portokall e zi!”, ka shkruar KBF Bashkimi në Facebook. /Demokracia.com