Sport
Tenistja kineze  shfaqet në intervistë, i bëhet ‘presion’ nga zyrtarët shtetëror
Demokracia
09:49 | 08 Shkurt 2022

Share:

Nëntorin e kaluar, teniserja olimpike Peng Shuai kishte akuzuar ish-politikanin e Parisë Komuniste Zhang Gaolin, për sulm seksual ndaj saj.

Ajo në rrjetin social “weibo”, që kontrollohet nga shteti kinez kishte publikuar një shkrim, ku kishte treguar se kishte pasur një lidhje me Gaolin qysh nga viti 2011, e i cili ishte i martuar .Por, një vit më vonë, Gaol ishte promovuar në nivelet e partisë dhe kishte vendosur t´i shkëpuste lidhjet me Peng.

Por, vite më vonë ai e kishte ftuar Peng të darkonte bashkë me gruan e tij. Pas kësaj, sipas Peng, Gaol e kishte sulmuar seksualisht.Shkrimi i Peng ishte fshirë menjëherë. Madje, ajo ishte “zhdukur” për 3 javë, kurse kishte mbyllur edhe rrjetet e saja sociale. Por, teniserja së fundmi është shfaqur sërish në publik, ku ka dhënë një intervistë për L´Equipe.Është pikërisht kjo intervistë që ka ngjallur dyshime se Peng ka pasur presion nga zyrtarë shtetërorë dhe të Olimpiadës, të cilët shihen në një foto të publikuar, e që është pamje nga intervista që Peng po zhvillonte për këtë medium.E gjithë kjo është parë nga gazetarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, si “propagandë e Partisë Komuniste”, përcjellë LIG Sport.

Në intervistën e dhënë, Peng është pyetur rreth deklaratës së dhënë më herët kur ka akuzuar Zhang Gaol për sulm seksual.

“Ka qenë e gjitha thjeshtë një keqkuptim”, ka thënë ajo.E pyetur se pse i kishte mbyllur rrjetet sociale, ajo kishte thënë:

“Kam qenë për vizitë në Zvicër”.Ajo që më së shumti ka lënë përshtypje, është vendimi i Peng për të hequr dorë nga tenisi.“Tashmë i kam 36 vjet dhe kam edhe gjurin e lënduar. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë për mua që te kthehem në formën e duhur fizike”, kanë qenë arsyet që ajo i ka dhënë. /Demokracia.com

Të ngjashme