Sport
Amerikani Dunans përforcon Rahovecin
Demokracia
20:14 | 07 Shkurt 2022

Share:

Skuadra e KB Rahovecit ka zyrtarizuar përforcimin më të mirë. “Vreshtarët” të hënën kanë prezantuar amerikanin T.J. Dunans.

Dunans (196 cm) luan në pozitën e fundorit dhe tashmë i është bashkuar ekipit të Rahovecit. Së fundi, Dunans ka luajtur në elitën e basketbollit të Çekisë, te skuadra Pardubice dhe ka pasur një mesatare prej 13.7 pikëve, 5.7 kërcimeve e 4.1 asistimeve për ndeshje.

Ai gjithashtu ka bërë karrierë në Evropë edhe në kampionatin zviceran.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me amerikanin T.J. Dunans që t’i bashkohet skuadrës sonë për pjesën e mbetur të kampionatit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KB Rahovecit.

Të ngjashme