Sport
Tragjedi në Madrid, vritet me thikë futbollisti 15-vjeçar
Demokracia
18:55 | 07 Shkurt 2022

Share:

Futbolli spanjoll është në zi pas vdekjes së Jaime Guerrero Messousi, një futbollist 15-vjeçar, i cili luante në akademinë e Mostoles URJC, me moshat e ulëta, ka humbur jetën pas një përleshje me thika.

Haime Guerrero Mesousi, i njohur dhe si Pepe nga shokët e tij, nuk arriti dot tu mbijetonte plagëve të marra. Në derën e një klubi nate ndodhi një zënkë, ku Pepe u godit me hanxhar në gjoks dhe më pas u godit disa herë me thikë, shkruajnë mediat e huaja.

Forcat mjekësore erdhën menjëherë, por nuk mund të bënin asgjë për djaloshin e ri.

“Shumë forcë për familjen, miqtë, kolegët e tij… Sot familja Azulona është në zi, ngushëllimet tona më të thella. U prefsh në paqe”, shkruan klubi i lojtarit të ndjerë në Twitter.

Klubi Mostoles i ka kërkuar Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit autorizimin për të mbajtur një minutë heshtje fundjavën e ardhshme në të gjitha ndeshjet e luajtura nga ekipet e tyre në nderim të Jaime Guerrero./Demokracia.com/

Të ngjashme