Llapi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pas fitores ndaj Ferizajt në fazën e 1/8 së finales.
Fituesit e Kupës në edicionin e kaluar, Llapi fitoi me rezultat të pastër 0:2 ndaj skuadrës së Ferizajt në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, raporton Demokracia.com.
Alban Shillova hapi serinë e golave pas 31 minutave lojë kur realizoi nga 11 metërshi i penalltisë.
Nëntë minuta më vonë ferizajasit u deshën ta nxjerrin topin nga porta për herë të dytë.
Kësaj radhe autor i golit ishte anësori, Kastriot Selmani që shënoi golin e dytë dhe të fundit të kësaj përballjeje.
Kësisoj, Llapi kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa synon ta mbrojë trofeun.
Shorti për fazën tjetër të Kupës hedhet të enjten me fillim nga ora 13:00. /Demokracia.com/