Deri më tani, 2 mijë e 680 punëtorë shëndetësorë në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar me vaksinat Pfizer, të dhuruara nga Serbia.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 71 mijë e 900 qytetarë kanë aplikuar për imunizim përmes portalit vaksinimi.mk dhe 46 mijë e 414 qytetarë dhe mjekë të përgjithshëm.
Nga 118 mijë e 314 të regjistruar, 56 mijë e 784 janë shtetas më të vjetër se 70-vjeç.