Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ndaluar një zyrtar administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Pejës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, lidhur me aksionin “Subvencioni 2021” ka ndaluar A.B, një zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Pejës, pasi që dyshohet se ka marrë ryshfet, shkruan Demokracia.com.
Sipas njoftimit të prokurorisë, zyrtari ka marrë ryshfet në vlerë të 48 mijë euro.
“Personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë 48.000.00 € (dyzet e tetë mijë euro) dhe i ka ndarë në mes të të pandehurve B.N., dhe S.Sh”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Më tej në njoftim thuhet se prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit./Demokracia.com/