Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Llapit.
Llapjanët e kanë mbyllur fraksionin e parë me epërsi të dyfishtë 0:2 ndaj ferizajasve në takimin që po zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, raporton Demokracia.com.
Alban Shillova ishte autor i golit të parë në minutën e 31-të të takimit. Ai u tregua i saktë nga penalltia.
Për golin e dytë u desh të pritej minuta e 42-të kur Kastriot Selmani e dërgoi topin në kuadratin e portës së vendasve.
Fituesi i kësaj sfide kualifikohet në mesin e skuadrave çerekfinaliste në Kupën e Kosovës./Demokracia.com/