Myrto Uzuni debutoi nga minuta e parë për Granadën në La Liga mbrëmë kundër Real Madridit.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë u aktivizua për 80 minuta në “Santiago Bernabeu” ndaj Los Blancos të cilët edhe e fituan takimin 1-0, shkruan Demokracia.com.
Ky rezultat ka mundur të mos jetë i njëjtë sikur Uzuni të shfrytëzonte një mundësi të artë në minutën e 37-të.
Reprezentuesi shqiptar dështoi të shënonte përballë me portierin e Real Madridit, Courtois.
Për rastin e shpërdoruar u dëshpërua edhe trajneri i Granadës i cili u kap nga kamerat në momentin kur Uzuni humbi mundësinë.
Më poshtë mund ta shikoni rastin. /Demokracia.com/