Sport
Senegali shkruan historinë, e fiton për herë të parë Kupën e Afrikës
Demokracia
22:50 | 06 Shkurt 2022

Share:

Kombëtarja e Senegalit e ka fituar trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Senegalezët mposhtën në finale të këtij kompeticioni Egjiptin e Mohamed Salah pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Demokracia.com.

Senegali triumfoi 4:2 në penallti, pasi koha e rregullt e takimit u mbyll baras 0-0.

Kjo ishte hera e parë në histori që Senegali e fiton Kupën e Afrikës, ndërsa pas dy finaleve të dështuara kjo ishte finalja e tretë, por që doli të jetë e vërteta./Demokracia.com/

Të ngjashme