Paris Saint-Germain i ka mposhtur thellë kampionët në fuqi të Francës, Lillen në javën e 23-të kampionale.
Gjiganti francez triumfoi 1:5 në udhëtim te Lille, shkruan Demokracia.com.
Danilo me dy gola, Lionel Messi, Kimpembe e Mbappe me nga një gol i siguruan pikët e plota PSG-së.
Ndërkaq golin e “nderit” për vendasit e realizoi Botman.
Në këtë përballje është aktivizuar në katër minutat e fundit futbollisti kosovar, Edon Zhegrova i cili u transferua te Lille në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi “dardan” u inkuadrua në minutën e 86-të të takimit, në vend të Bamba.
PSG-ja është e para në tabelë me 56 pikë, kurse Lille është në vendin e 11-të me 32 sosh./Demokracia.com/