Sport
Alves bën ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit, përjashtohet me të kuq
Demokracia
17:46 | 06 Shkurt 2022

Share:

Barcelona ka mbetur me një futbollist më pak në fushë kundër Atletico Madridit.

Dani Alves është përjashtuar me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër në Carrascon e Atletico Madridit në minutën e 68-të, shkruan Demokracia.com.

Mbrojtësi brazilian ndërhyri ashpër nga prapa futbollistit kundërshtar, ndërsa pas rishikimit me VAR, gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq brazilianin.

Kësisoj, Barcelona do të luajë pjesën e mbetur të lojës me dhjetë futbollistë në fushë.

Ndryshe, rezultati momental është 4:2 për “katalunasit”. /Demokracia.com/

Të ngjashme