Prishtina është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
“Bardhekaltrit” triumfuan në dramën ndaj Drenicës me rezultat 2:1 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, shkruan Demokracia.com.
Kryetrajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq u shpreh i kënaqur me kualifikimin e skuadrës së tij.
“Ndeshjet e Kupës janë interesante dhe e tillë ishte edhe ndeshja e sotme. Në pjesën e parë nuk kemi qenë mirë, pastaj pësuam gol, por ia dolëm në fund të barazojmë dhe në vazhdime shënuan një gol për tu kualifikuar tutje”, tha Ibrakoviq për ArtSport.
Golat e fitores për Prishtinën i realizuan Besnik Krasniqi dhe Sylley, ndërkaq për Drenicën golin e vetëm e shënoi Kreshnik Uka. /Demokracia.com/