Sport
Gola me “bollëk” në Camp Nou, mbyllet pjesa e parë në derbin Barcelona – Atletico
Demokracia
17:02 | 06 Shkurt 2022

Share:

Pjesa e parë në derbin e javës ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit është mbyllur me tre gola të shënuar.

Barcelona ka shkuar në dhomat e zhveshjes me epërsi 3:1 ndaj rivalëve spanjoll në derbin e javës së 23-të në La Liga, shkruan Demokracia.com.

Carrasco ishte i pari që vetëm pas tetë minutave lojë e “heshti” stadiumin “Camp Nou” kur realizoi për Atleticon.

Megjithatë, festa aty u rikthye vetëm pas dy minutave lojë kur mbrojtësi i krahut, Jordi Alba me një super gol barazoi shifrat për Barcelonën.

11 minuta më vonë, Barcelona përmbysi rezultatin duke kaluar në epërsi me golin e Gavit.

Te goli i dytë asistoi i sapotransferuari në afatin kalimtar të janarit, Adama Traore.

Krejt në fund të 45 minutave të para, Araujo shënoi golin e tretë për “blaugrana”, duke ia lehtësuar rrugën bashkëlojtarëve në pjesën e dytë drejt fitores.

Sa i përket statistikave, Barcelona dominoi në posedim të topit, ndërsa kishin tri goditje në portë, krahas mysafirëve që goditën dy herë portën vendase. /Demokracia.com/

Të ngjashme