Sport
Rashani realizon gol për Clermontin ndaj ekipit që po synon titullin në Francë
Demokracia
16:48 | 06 Shkurt 2022

Share:

Elbasan Rashani ka realizuar gol për Clermontin në duelin e javës së 23-të kundër Nice.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka shënuar nga afërsia në minutën e 77-të për rezultatin 0:1 në të mirë të skuadrës së tij, shkruan Demokracia.com.

Ky gol po e mban në epërsi skuadrën mysafire, teksa po shënohet minuta e 88-të e takimit.

Nice duket se do të vuajë shumë pas golit të Rashanit, pasi ky gol gol ua prishë matematikën, ngase po luftojnë për titull të kampionit.

PAMJET

Të ngjashme