Drenica është eliminuar nga Kupa e Kosovës në futboll në fazën e 1/8 së finales.
“Kuqezinjtë” u mposhtën 2:1 nga Prishtina në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan në një ndeshje dramatike, shkruan Demokracia.com.
Kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku akuzoi gjyqtarët e takimit të cilët, sipas tij, ishin akterët që vendosën takimin.
“Mund të analizoj disa situata, në disa mënyra kemi bërë paraqitje shumë të mirë. Për 90 minuta kemi qenë shumë më të mirë dhe shumë më të rrezikshëm se Prishtina, por faktorët tjerë po ndikojnë në rezultatin përfundimtar”, ka theksuar Lushtaku për Art Sport.
“Kjo është hera e dytë që ndodhë, është pafalshme. Akterët kryesorë të ndeshjes kanë qenë gjyqtarët, pasi ne kemi zhvilluar një ndeshje fantastike duke krijuar shumë raste. Ka pasur shumë gabime sa i përket pjesës së referimit. Jemi fitues moral por kjo do të mbetet në ndërgjegjen e të tjerëve”.
Ndryshe, gjyqtar kryesor i duelit ishte Mervan Bejtullahu. /Demokracia.com/