Sport
Prishtina fiton dramën kundër Drenicës, kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës
Demokracia
16:17 | 06 Shkurt 2022

Share:

Prishtina është kualifikuar me shumë vështirësi në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Kampionët në fuqi triumfuan me dramë ndaj Drenicës me rezultat 2:1 pas 120 minutave lojë, ngase 90 minutat e rregullta ishin të barabarta 1:1, raporton Demokracia.com.

Drenica ishte e para që kaloi në avantazh me golin e Kreshnik Ukës në minutën e 61-të, për ta barazuar Krasniqi në të 95-tën minutë, gol me të cilin skuadrat shkuan në vazhdime.

Me të nisur pjesa e parë e vazhdimeve, gjegjësisht në minutën e dytë, Prishtina shfrytëzoi dëshpërimin e futbollistëve “kuqezi” dhe përmbysi rezultatin me Sylley që debutoi me gol për Prishtinën.

Kësisoj, ndeshja u mbyll edhe Prishtina siguroi plasmanin tutje, kurse Drenica tani mbetet të fokusohet vetëm në kampionat./Demokracia.com/

Të ngjashme