Lifestyle
Seth Rogen do të zgjerojë kompaninë e tij të kanabisit edhe në Amerikë
Demokracia
14:34 | 02 Mars 2021

Share:

Kompania e kanabisit e themeluar nga Seth Rogen dhe partneri i tij shkrimtar Evan Goldberg po hapet edhe në SHBA.

Stoneri i famshëm themeloi Houseplant me bazë në Toronto me Goldberg në 2019, në partneritet me zhvilluesin kanadez të kanabisit Canopy Growth Corp.

Por qëllimi ishte gjithmonë të sillte biznesin e tij të kanabisit në Amerikë, sipas deklaratës së Rogen në Twitter.

“Pothuajse para 10 vitesh, parashikova të kem kompaninë time të kanabisit”, u tha ndjekësve aktori. “Dhe sot mund të them se kanabisi të kompanisë time Houseplant do të jenë në dispozicion në Kaliforni javën e ardhshme!”

“Gjithashtu, Houseplant po bën produkte shtëpiake të bukura si taketuke, çakmakë e madje edhe qeramika,” shtoi ai, duke treguar tifozët e Houseplant.com.

Uebfaqja me sa duket u rrëzua që kur lajmi i madh goditi mediat sociale të hënën.

Në një mesazh video shoqërues, të shikuar më shumë se 1.1 milion herë, Rogen zgjeroi njoftimin./Demokracia.com

Të ngjashme