Sport
Ndryshon orari i ndeshjes Ballkani – Drenica
Demokracia
14:27 | 02 Mars 2021

Share:

Ndeshja e javës së 23-të e Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, do të zhvillohet ditën e premte, më 5 mars, në orën 13:00, shkruan Demokracia.com.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej të dielën, mirëpo KF Drenica ka bërë kërkesë që të ndryshojë termini i kësaj ndeshje për shkak të manifestimeve të Epopesë së UÇK-së, andaj Komisioni i Garave me pëlqim edhe nga klubi nikoqir, Ballkani, e ka miratuar kërkesën e klubit nga Skenderaj.

Kjo ndeshje po pritet me shumë kureshtje ani pse skuadrat kanë synime krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën.

Ballkani po lufton për titullin e kampionit, derisa Drenica synim e ka mbijetesën. /Demokracia.com

Të ngjashme