Sport
“Dardanët” marrin një lajm të trishtë, ndërron jetë anëtari i tyre
Demokracia
14:20 | 02 Mars 2021

Share:

Tifozët e Kosovës “Dardanët” kanë marrë në lajm të hidhur sot, pasi është ndarë nga jeta anëtari i tyre Berat Rexha, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e kanë bërë publik vetë tifozët e Kosovës, derisa Rexha ishte përfaqësues i “Dardanëve” për shtetin e Skoci.

Sot, me pikëllim të thellë morëm lajmin që ka ndërruar jetë anëtari jonë Berat Rexha. Berati ishte përfaqësues i tifozëve për Skotland, si dhe në çdo ndeshje deri më tani Berati bënte kilometra për të përkrahur Kosovën. Pusho në paqe Berat, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar faqja “Dardanët”.

Tifozin e ka përkujtuar edhe Federata e Futbollit e Kosovës e cila i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes dhe tifozëve “Dardanët”, për humbjen e anëtarit të tyre.  /Demokracia.com

Të ngjashme