Lajme
VIDEO| Rritje alarmante e çmimit të plehrave kimike në Kosovë, thesi i 7 eurove bëhet 25 euro
Demokracia
23:26 | 05 Shkurt 2022

Share:

Qytetarët e njërit prej vendeve më të varfra po përballen me rritje të çmimeve çdo ditë.

Përveç paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, qytetarët e Kosovës tashmë po i blejnë me çmime më të larta të gjitha produktet e konsumit, shkruan Demokracia.com.

Por, pak para mbjelljeve pranverore kanë nisur të shtrenjtohen edhe inputet bujqësore. Çmimi i plehrave minerale ka nisur të shtrenjtohet. Nga shtatë euro për thes çmimi është rritur deri në 25 euro.

Kështu thotë pronari i Barnatores Bujqësore “Agria”, sh.p.k, Liridon Kadriu.

Në një intervistë për Demokracia.com, ai këto shtrenjtimi i quan anormale.

“Në sektorin tim ka pasur shtrenjtimi e këto shtrenjtimi po i quaj abnormale, por kjo varet nga korporatat që e kontrollojnë tregun e plehrave dhe prodhimin botëror të tyre”, thotë Kadriu.

Ai thotë se kjo ka ndodhur për shkak të shtrenjtimit të madh që ka pësuar gazi rus, prej të cilit përfitohen shumë plehra që është urea dhe plehra të tjerë.

Sipas tij, këto kanë pasur rritje 500 për qind.

Çmimi i plehut të ureas ka qenë 7 euro e tani ka arritur çmimin 25 euro, e në fakt ky është çmimi i papërballueshëm për fermerët, thotë Kadriu. /Demokracia.com/

Të ngjashme