Sport
Drenica, prezanton transferimeve e afatit kalimtar të janarit
Demokracia
16:57 | 05 Shkurt 2022

Share:

FC Drenica ka njoftuar se pas një krize të madhe, ka arritur ta rikthejë klubin në binarët e normalitetit.

Kuqezinjtë menjëherë kanë filluar prezantimin e futbollistëve që i janë bashkuar skuadrës në merkaton dimërore. Azem Bejta është njëri nga futbollistët që bashkohet me drenicasit, duke u rikthyer në shtëpinë e tij.

Portieri Florjan Smakiqi është një tjetër prurje tek kuqezinjtë, që do të jetë garanci në portë. Smakiqi së fundmi ishte pjesë e Feronikelit, klubit që po kalon krizë të thellë.

Gjatë ditës priten edhe zyrtarizime të tjera nga skuadra e FC Drenicës.

Të ngjashme