Sport
Zbulohen katër skuadrat e para që kalojnë në çerekfinale të Kupës
Demokracia
16:21 | 05 Shkurt 2022

Share:

Pas rreth dy muajve pushim, futbolli kosovar u rikthye sot në aksion, ku u zhvilluan katër ndeshje në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Gjilani ka shënuar fitore 2-1 ndaj Dukagjinit, me një gol të shënuar në fund të ndeshjes. Ramiz Sadiku ka eliminuar 2 Korrikun me rezultat të thellë 1-6.

Ulpiana me mjaft mund ka triumfuar ndaj Arbërisë 2-1, me golin e e minutës së 102 në vazhdime, pasi koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1.

Skuadra e fundit për sot që siguroi biletën drejt çerekfinales, ishte Onix pasi në penallti fitoi ndaj KEK-ut 5-4.

Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultat 3-3. /Demokracia.com

Të ngjashme