Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, ka shkuar në finale të Grand Slamit të Parisit dhe e ka të sigurt medaljen.
Xhudistja pejane në gjysmëfinalen e garës së famshme në Francë, fitoi përballë xhudistes zvicerane, Fabienne Kocher, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
26-vjeçarja fitoi me Waza-ari dhe Ippon pas 57 sekondash luftë. /Demokracia.com