Futbolli kosovar rikthehet sot me ndeshjet e Kupës të cilat i paraprijnë startit të Superligës që nis javën e ardhshme, shkruan Demokracia.com.
Sot në program janë katër ndeshje Gjilani – Dukagjini, Onix – KEK-u, Ulpiana – Arbëria dhe 2 Korriku – Ramiz Sadiku.
Vëmendja do të jetë te takimi Gjilani – Dukagjini, sfidë kjo që pritet të sjellë një lojë shumë të fortë. Gjithsesi, trajneri Armend Dallku do të ketë bukur shumë mungesa madje me lojtar kryesor.
Demokracia.com mëson se Ahmed Januzi, Bujar Shabani dhe Ergyn Ahmeti nuk do të jenë pjesë e skuadrës, derisa pritet të debutojë, Dren Gashi e Mentor Zhdrella që këtë afat kalimtar iu bashkuan skuadrës nga Klina. /Demokracia.com