Sport
Futbolli vendor rikthehet sot në aksion, vëmendja te superndeshja në Gjilan
Demokracia
11:09 | 05 Shkurt 2022

Share:

Pas rreth dy muajve pushim, futbolli kosovar rikthehet në aksion. Sot do të zhvillohen katër ndeshje në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan, ku Gjilani do të përballet me Dukagjinin e Klinës.

Do të jetë përballja e tretë këtë edicion mes dy skuadrave, ku në dy takimet e zhvilluara në BKT Superligë, nuk ka pasur fitues.

Interesant pritet të jetë edhe derbi i skuadrave të qytetit të Lipjanit, mes Ulpianës dhe Arbërisë.

Derbi lokal do të zhvillohet edhe në kryeqytet, ku dy ekipet prishtinas 2 Korriku dhe Ramiz Sadiku përballen mes vete. Ndërkohë takimi tjetër i ditës së sotme zhvillohet në mes të Onix dhe KEK-ut.

Të katër sfidat e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme