Lajme
Si reagoi Putini kur i pa ukrainasit në hapjen e Lojërave Olimpike – videoja bëri xhiron e botës
Demokracia
23:12 | 04 Shkurt 2022

Share:

Në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore është shënuar një moment i reagimit të presidentit rus, Vladimir Putin, kur para tij kanë defiluar sportistët ukrainas.

Megjithë rritjen e hapur të kërcënimeve për luftë dhe pushtim të Ukrainës nga Rusia, Putini ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore, transmeton Demokracia.com.

Putini ka qenë i pranishëm në tërë ngjarjen, edhe pse sportistët rusë e kanë të ndaluar të marrin pjesë nën flamurin rus dhe pa antonimin e himnit për shkak të dënimit që para disa vitesh ia ka shqiptuar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Dënimi kishte ardhur për shkak të abuzimeve të shumta me doping testet dhe ndërhyrjet politike të Moskës zyrtare në Komitetit Olimpik rus.

Ky dënim është katërvjeçar.

Putini ishte ulur me duart e lidhura dhe i ka mbyllur sytë për disa sekonda në momentin kur sportistët ukrainas kanë hyrë në stadium, dhe ky moment menjëherë është bërë viral në rrjetet sociale.

Putini sigurisht e ka parë edhe flamurin e Kosovës dhe sportistët tanë, të cilët po ashtu sot kanë defiluar në Pekin, në hapje të LOD Pekini 2022. /Demokracia.com/

Të ngjashme