Një debutim ëndrrash për sulmuesi kosovar Valmir Sulejmani i cili këtë afat kalimtar iu bashkua skuadrës gjermane Ingolstadti.
Skuadra e tij fitoi bindshëm, 5:0 ndaj Nurenbergut, ndërsa Sulejmani e realizoi njërin prej golave.
Sulejmani në lojë hyri në minutën e 73-të, ndërsa realizoi gol të bukur për 5:0 në minutën e 80-të. Ai është transferuar ditë më parë nga Hannoveri.
Visar Musliu kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Ingolstadti, që mori tri pikë të rëndësishme në garën për ekzistencë.
Ingolstadti mbetet i fundit me 13 pikë. /Demokracia.com