Xhudoja kosovare vazhdon tw mbetet emrin e Kosovw nw maja. Sot trajnerit të Kosovës Driton Kuka, i është dorëzuar mirënjohja për çmimin e Trajnerit të vitit 2021 në xhudo.
Në dhjetor Kuka ishte shpallur më i miri i vitit. Ai kishte mbledhur më së shumti vota prej trajnerëve të nominuar.
“Ishte e shkëlqyeshme t’ia dhurojmë personalisht trajnerit Driton Kuka statujën e Jigoro Kanos, pas ceremonisë online të Çmimeve të Xhudos 2021. Votimi publik vendosi që Driton Kuka të merrte mirënjohjen për trajner të vitit. Ekipi i IJF-së kishte kënaqësinë ta takonte edhe Majlinda Kelmendin, ndërsa ajo po përgatitet për rol të ri”, ka shkruar IJF-ja.
Ndarja e mirënjohjes për Kukën është bërë në Paris, në prag të garës Grand Slam.