Sport
Ndërron jetë futbollisti legjendar i Liverpoolit
Demokracia
11:10 | 02 Mars 2021

Share:

Tifozët e Liverpoolit sot kanë marrë një lajm të trishtë. Futbollisti legjendar i skuadrës së “The Reds”, Ian St John ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Liverpooli njoftoi për vdekjen e tij në një postim ku thuhet:

Ne jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e një legjende të vërtetë të Anfield, Ian St John. Mendimet e të gjithëve në Klubin e Futbollit Liverpool janë me familjen dhe miqtë e Ian në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez.

John ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë me kancerin në prostatë.

Ai kishte përfaqësuar Skocinë 26 herë, derisa më vonë ai u bë trajner i klubit të tij nga fëmijëria, Motherëll, po ashtu ishte edhe te Portsmouthi. /Demokracia.com

 

Të ngjashme