Sport
Goditje e madhe për Milanin para derbit me Interin
Demokracia
17:39 | 04 Shkurt 2022

Share:

Derbi me Interin në fundjavë është padyshim një nga më të rëndësishmit e Milanit në këto vitet e fundit. Në prag të sfidës me zikaltrit, tekniku i Milanit, Stefano Pioli ka folur për gjendjen e ekipit të tij dhe jo vetëm.

Gjendja e ekipit?

Vijmë nga një ndeshje shumë e mirë me Juventusin. Po luftojmë si për kreun e tabelës, ashtu edhe për të kapur një vend në Ligën e Kampionëve. Ekipi është i vëmëndshem dhe i vendosur. Ata janë gati për një përballje që peshon shumë.

Si janë të dëmtuarit?

Nuk ka javë të mira ose të këqija, ka vetëm javë pune. Ne e kishim kohën e nevojshme për t’u përgatitur për ndeshjen. As Ibrahimoviç e as Rebiç nuk do të jenë të pranishëm, ndërsa Tomori ka bërë një punë të madhe dhe do të mendoj nëse do të starojë si titullarë ose jo.

Krahasuar me ndeshjen e parë, situata e renditjes është përmbysur. Interi po arrin një formë të mirë me shumë rezultate të rëndësishme. Besoj se ne nuk kemi dhënë ende maksimumin, i shoh djemtë të bashkuar.

A është Giroud gati për sfidën e nesërme?

Ai është një lojtar me pozitë ndërkombëtare, ka një dëshirë të madhe për të bërë mirë dhe është gati.

A është e vërtetë që Interi është favorit?

Interi është i fortë, por dhe ne kemi cilësitë tona. Mënyra se si luajnë dy skuadrat do të çojnë në shumë duele. Skuadra që do të fitojë më shumë duele, do të ketë shansin të fitojë ndeshjen.

A është bërë Teo Hernandez një lider i Milanit?

Teo është rritur, ai është gjithmonë shumë i disponueshëm. Ai po bëhet një lojtarë vërtetë i kompletuar, me potencial të madh.

A kanë të drejtë tifozët që mendojnë se bilanci i kampionatit mund të ndryshojë pas merkatos?

Unë jam absolutisht pozitiv dhe i sigurt. Zgjedhja jonë në tregun e transferimeve ishte e përbashkët. Ne zgjodhëm të fokusoheshim te cilësitë teknike të lojtarëve tanë. Jam absolutisht i sigurt që kjo skuadër mund të luftojë për majën e kampionatit. /Demokracia.com

Të ngjashme