Sport
SHGSK: I ndjeri Hysenaj u shqua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sport
Demokracia
17:10 | 04 Shkurt 2022

Share:

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës është e tronditur për ikjen në amshim të Ahmet Hysenajt – Petrova, ish kryetar i KH Kastriotit nga Ferizaj (meshkuj e femra) dhe kontribues i madh në hendboll e në përgjithësi sportin e Kosovës. 

“Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen e kontribuesit të madh, mikut të sportit kosovar, Ahmet Hysenaj – Petrova.

I ndjeri Hysenaj u shqua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sport, me theks të veçantë në hendboll. Poashtu, dha kontribut edhe në aktivitetet e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

SHGSK-ja, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hysenaj, miqve, bashkëpunëtorëve, komunitetit të hendbollit dhe biznesit në veçanti dhe sportit ferizajas e kosovarë në përgjithësi.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shpreh ngushëllime Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me kryetar Edmond Thaçi. /Demokracia.com

Të ngjashme