Sport
Caktohet ora e ndeshjes Zvicër – Kosovë
Demokracia
16:54 | 04 Shkurt 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll me 29 mars do ta ketë një ndeshje tejet të rëndësishme, shkruan Demokracia.com.

“Dardanët” do të përballën në një miqësore luksi me Përfaqësuesen e Zvicrës.

Mediat zvicerane tashmë gjithçka kanë bërë zyrtare dhe është caktuar edhe ora e ndeshje.

Takimi do të luhet në stadiumin e Cyrihut nga ora 18:00, derisa ekipi i Kosovës në këtë takim do të drejtohet nga trajneri i ri, pra nuk do të jetë tekniku Primozh Gliha që  Kosovën e udhëhoqi në sfidën e fundit ndaj Greqisë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme