Java e 25-të në Serie A, vazhdon sot me disa ndeshje mjaftë joshëse të cilat pritet të sjellin disa përballje të forta, transmeton Demokracia.com.
Sonte luhet dy takimet e para. Juvnetusi që gaboi në fundjavë me Veronën sonte ndeshet me Spezian që cilësohet si një kundërshtar i lehtë por sigurisht që për ta mposhtur duhet bukur shumë angazhim.
Ndeshja luhet Në “Allianz Stadium” nga ora 20:45.
Më herët, në 18:30, Lazio ka shansin e artë të marrë maksimumin e pikëve ndaj Torinos e cila është në emergjencë të plotë për shkak të infektimeve me Koronavirus. Trajneri Nicola duhet të shpikë një formacion të përshtatshëm, për t’i bërë ballë aq sa mundet skuadrës së drejtuar nga Inzaghi. Edhe këtë sfidë Strakosha do ta nisë nga pankinë, sikurse Muriqi dhe portieri i tretë Alia.
Takimet tjera luhen ditën e nesërme. /Demokracia.com