Sport
Trajneri serb nuk e do futbollistin shqiptar në skuadër, kërkon largimin e tij
Demokracia
21:08 | 03 Shkurt 2022

Share:

Thellohet hendeku mes sulmuesit Lirik Kastrati dhe Legias së Varshavës.

Shqiptari i Kosovës, nuk është përfshirë nga trajneri serb Akeksandër Vukoviç për ndeshjen e fundjavës ndaj Zaglebie Lubin, teksa gjasat janë të mëdha që palët të divorcohen.

Kastrati u transferua me bujë nga Dinamo e Zagrebit drejt Legias së Varshavës, ku aktivizohen edhe Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka, por aventura e sulmuesit të Kosovës, ka lënë për të dëshiruar, teksa raportet me drejtuesit janë ftohur ndjeshëm.

Kastrati e nisi mirë edicionin me polakët, ku në 26 ndeshje realizoi 2 gola dhe 3 asiste, por më pas duket që erdhi ftohja. /Demokracia.com

Të ngjashme