Sport
Gjilani – Dukagjini nuk do të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit”, ja ku pritet të luhet ndeshja e Kupës
Demokracia
16:23 | 03 Shkurt 2022

Share:

Futbolli në Kosovë kthehet në aksion më ndeshjet e Kupës së Kosovës të cilat do të zhvillohen këtë fundjavë.

Ndeshja kryesore e së tetës së finales pritet të zhvillohet mes Gjilanit dhe Dukagjinit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e shtune me fillim nga ora 13:00

“Enigma” mëson ekskluzivisht se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, por pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Arsyeja se pse kjo ndeshje nuk do të zhvillohet në stadiumin kryesor është fusha e renduar.

Të ngjashme